RTSH 24 Live

Sociale

Shtohen rastet e virozave në Pogradec - Mesatarisht në ditë kryhen 30-40 vizita ambulatore

6 orë para

Shtohen rastet e virozave në Pogradec - Mesatarisht në ditë kryhen 30-40 vizita ambulatore

Ulja e temperaturave ka sjellë shtimin e rasteve me viroza në urgjencën e spitalit të qytetit të Pogradecit. Në qendrën shëndetësore çdo ditë kryhen 30 deri në 40 vizita akute, kryesisht me simptomat e gripit dhe me temperaturë të lartë.

Drejtore e Poliklinikës Pogradec, Silvana Bozdo, tregon për RTSH-në, se “mund të kryhen rreth 30-40 vizita akute me simptoma të gripit dhe me temperaturë. Dua të theksoi se temperatura është  shumë e lartë dhe shkon tek te prekurit në 39 deri në 40 dhe dominohet pas 3 apo 4 ditësh në bazë të këshillave të mjekut.”

Më të prekur nga virozat, janë të sëmurët kronikë, moshat e treta, ndërkohe Bozdo nuk përjashton dhe rastet tek fëmijët.

Mjekja sugjeron pacientët të mos neglizhojnë simptomat dhe të paraqiten pranë mjekut të familjes.

Më tepër janë grupmoshat e riskut, pra të sëmurët kronikë, moshat mbi 70 vjeç, por nuk përjashtohen as moshat pediatrike. Viroza e fundit që ka rënë ka rritur dhe numrin e fëmijëve në grupmoshën pediatrike. ”

Mjekja sugjeron pacientët që të mos neglizhojnë simptomat dhe të paraqitet pranë mjekut të familjes.

Në qofse të manifestojnë shenja të gripit, sikurse është temperaturë e lartë që nuk dominohet me antipiretik , ditën e dytë duhet të paraqiten tek mjeku i familjes për të marr kujdesin e duhur

Rastet me grip dhe viroza të stinës janë shtuar ndjeshëm këtë fillim viti në qytetin e Pogradecit, ndërsa mjekët bëjnë thirrje për kujdes më të shtuar dhe izolim të rasteve.

 

/rtsh.al/