1 Qershori është dita dedikuar fëmijëve, ku përtej buzëqeshjeve dhe lumturisë së tyre është dhe një ditë ndërgjegjësimi për krijimin e një të ardhme të sigurt për to.
Radio Televizioni Shqiptar në këtë ditë feste priti fëmijët e punonjësve të RTSh-së për të festuar së bashku ditën e tyre e për të ndarë momente të gëzuara në një festë plot me ngjyra.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
/RTSH/