RTSH 24 Live

Botë

Zaimi: Mesazhi i Biden për Netanjahun, 'Mbaje këtë fitore!'

15/04/2024

 Zaimi: Mesazhi i Biden për Netanjahun, 'Mbaje këtë fitore!'

Gerta Zaimi, kryeredaktore ‘Albanian Post’ deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit’ se “presioni amerikanë i është bërë gjithë kohës Izraelit që të mos eskalojë më tej situata duke mos iu përgjigjur flakë për flakë sulmit të Iranit.

“Por me lajmet që transmetohet momentin e fundit bëhet e ditur që Netanjahu nuk i është përgjigjur asnjë telefonate nga liderët botëror që i kërkojnë që të jetë i matur dhe mos të bëj asnjë kundërpërgjigje kundër Iranit” u shpreh ajo.

Duke rikujtuar deklaratën e Presidentit të SHBA-ve, Biden,  Gerta Zaimi theksoi se “ SHBA-ja i tha haptas që kjo ishte një fitore dhe mbaje këtë fitore’ dhe hiq dorë nga kundërpërgjigja në territorin Iranit.

 

/rtsh.al/