RTSH 24 Live

Kulturë

''Tumankuqja''/ Koncerti vjen premierë në 16 dhe 17 shtator

14/09/2023

''Tumankuqja''/ Koncerti vjen premierë në 16 dhe 17 shtator

Me koncertin madhështor ‘Tumankuqe’ do të hapet sezoni i ri artistik i Ansamblit Popullor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti  do të përmbajë origjinalitetin e këngëve, valleve e kostumeve të krahinës së Çamërisë.

 “Do të jetë me pjesëmarrjen e trupës së Ansamblit Popullor, ku do të performojnë orkestra, grupi vokal, solistët këngëtarë”, tha Sokol Marsi Drejtor Artistik i Ansamblit.

Universi I këngës dhe valles çame është sa origjinal aq edhe i  larmishëm, por mbi të gjitha ruan arkaizmat dhe ngjyrimet autentike, duke synuar ti trashëgojë ato edhe në brezat e rinj . Por për të arritur deri te premiera e ‘Tumankuqes ‘ artistëve u është dashur të punojnë shumë.

 “Çamëria është një ndër trevat më pikante të shqiptarëve, simbolika e kësaj premiere është personazhi i kapedanit, ku spikat figura e trimave çam”. 

Koncerti  ‘Tumankuqe’ do të vij premierë në datën 16 dhe 17 shtator në orën 20:00, ndërsa do të ketë të ftuar special edhe dy emra të mëdhenj të muzikës çame siç janë Enkelejda dhe Hysni Alushi.

Gazetare K. Kule

/RTSH/