RTSH 24 Live

Aktualitet

Targat e personalizuara, kërkesa të shumta në DPSHTRR 

02/03/2023

 Targat e personalizuara, kërkesa të shumta në DPSHTRR 

Më 1 Mars filloi shërbimi i targave të personalizuara. Sipas DPSHTRR, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, 

92,153 kombinime janë regjistruar në 5 ditë nga dalja e konfiguratorit online. Ndërsa 182 rezervime u bënë për Targë të Personalizuar në ditën e parë, më 1 Mars, kur filloi shërbimi! Adresa në internet është  www.targaluksi.dpshtrr.al.

Targa e parë e personalizuar ishte për makinën e reperit të njohur shqiptar Noizi. 

DPSHTRR njofton se të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët, subjektet që ajo prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe tarifat, për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor.

Të ardhurat do të ndihmojnë për zbatimin e projekteve edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit.

/ rtsh.al /