RTSH 24 Live

Politikë

“Skema pensioneve që gjetëm ishte dramatike”- Rama: Nuk do pranojmë deklarime që nuk përputhen me realitetin

16 orë para

“Skema pensioneve që gjetëm ishte dramatike”- Rama: Nuk do pranojmë deklarime që nuk përputhen me realitetin

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një takim me pensionistë në qytetin e Korçës, ku diskutoi për teknikalitetet e skemës së rritjes së pensioneve.

Rama sqaroi se rritja e pensioneve është një proces më kompleks se sa rritja e pagave, pasi varietet e pensioneve mbështeten në kontributet që bëjnë punonjësit sot.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Rama tha se “për të paguar pensionet duhen 1.8 miliardë euro, ndërsa fondi që sigurojmë nga skema është 1.3 miliardë”

Kryeministri shoqërohej në këtë takim nga zv. ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, Drejtori i ISSH, Astrit Hado dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi.

Rama e nisi fjalën e tij nga arsyeja pse ka nisur këtë tur takimesh sot. Nuk është një diskutim që e kemi bërë më parë tha Rama, por asnjëherë më parë nuk kemi bërë premtime për rritjen e pensioneve.

Kemi thënë që qëllimi ynë kryesor është të rrisin pensionet por është dhe qëllimi më i vështirë sepse mundësitë e ekonomisë kanë qenë të kufizuara. Ndërkohë që trashëgimia në të gjitha fushata ka qenë problematike por në fushën e pensioneve ka qenë dramatike".

Është një fakt i njohur botërisht që një skemë pensionesh i ndërtuar keq është kosto e një brezi. Një brez i tërë digjet nga një skemë pensionesh e ndërtuar keq.

Skema që në trashëguam nuk ishte ndërtuar keq por ishte një skemë skandaloze dhe vetëm për të shtyrë të sotmen pa menduar për të nesërmen e pensionistëve.

Jam i bindur tha Rama që ju e mbani mend që në periudhë që morëm detyrën ishte situatë e pa shprese sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht se çfarë kontributesh kishin dhënë njerëzit nuk merrnin më shumë se sa kaq.  Nuk kishte  pensione më të larta nga kjo shifër.  Dhe pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro, pa folur për minimalin që ishte një pension që se merrnin të gjithë pasi ne gjetëm dhjetëra e mijëra pensionist pa pension fare. Sepse nuk kishin kontribuar fare asnjë vit, kryesisht gra shtëpiake apo dhe burra që nuk kishin asnjë kontribut në skemë. Ne bëmë reformën që bëri të mundur që tavani 24 mijë lekë të zhbëhet dhe sot kemi një numër pensionistësh që marrin pensione 300, 350 apo dhe 400 mijë lekë”

Ne mund të kemi dëshira dhe mund të flasim se sa shumë e nevojshme është kjo por me faktet nuk luftojmë dot tha Rama, duke shtuar se  një skemë e mirë pensionesh është fatura e një gjenerate dhe kostoja më e rëndë e asaj trashëgimie është kostoja që paguhen pensionistët.

Ne sot PBB e kemi 25 miliard euro , pra kemi rritur volumin ekonomik të vendit. Pagat sot janë rritur dhe faktikisht nga të fundit apo parafundit në rajon ne sot jemi të parët në rajon për rritjen dhe me pagat kemi arritur në mesataren e lartë të rajonit.

Kreu i Qeverisë tha se te pensionet nuk është si te pagat. Problemi tha ai është tek paga në sektorin privat.

Sot kemi 705 mijë pensionistë, ndërsa në 2013-ën kishte 517 mijë. Në këtë pikëpamje kemi një rritje të fondit për pensionet. Kur ju dëgjoni për rritje pagash duhet të jeni të parët që duhet të gëzoheni, pasi nga një pagë më e lartë, merr një kontribut nga sigurimet shoqërore edhe më të madh. Sot fondi nga 501 mln euro ka arritur në 1.3 mld, pra më shumë se dyfishin. Ne e kemi gjetur skemën e kontribuueseve në sistem me 520 mijë kontribuues dhe e kemi ccuar deri në mbi 800 mijë . kjo do të thotë që kemi 300 mijë kontribuues më shumë që kemi dhe për këtë arsye skema që financon pensionet që garantonte 510 milion euro në total sot mbledh 1.3 miliard . Por serish nuk mjafton sepse për të paguar pensionet në na duhen 1.8 miliard dhe po të mbledhim lekët e banuesve që japin për fund vit është 440 milion euro, diferenca e nevojshme për mbulimin e pensioneve”

Kur dëgjoni për rritje pagash ju duhet të gëzoheni sepse nëse rriten pagat dot rritet dhe fondi i pensioneve. Ndaj ne sot jemi duke thënë që tani do të bëjmë rritjen e pensioneve dhe nuk jemi duke ju thënë që është e pamundur.

Kemi rritje të pagave reale dhe kemi fshehje të sektorëve. Nuk ekziston në Shqipëri, në ndërtim, pagë 500, 600, 700 euro, nuk ka. Pagat në ndërtim janë 700-1200 euro. Punëtorët e ndërtimit nuk marrin 600 euro, nuk ka. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë, 500, 600. Sepse ne kemi bërë për ata që marrin deri në 500 euro, kemi thënë, te pagat deri në 500 euro, nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore. Ama, këta, iu japin 500 euro me bankë, se s’ka tatim aty, i thonë na edhe 300, 400,500 në dorë. Ja ku u vodh një pensionist, ndërkohë që ky tjetri që i merr këto, i hap vetes gropën, kur të dalë në pension habitet.E njëjta gjë ndodh me sektorin e turizmit. Turizmi nuk ka paga 400, 500 eruo. Pagat janë si në Greqi. Prandaj dhe këtë vit kemi parë fillim të një trendi kthimesh nga Greqia. Nëse punojnë këtu, shtëpinë e kanë këtu. Taksat dhe qiraja, detyrimet e tjera nuk janë si në Greqi. Ne, nuk do t’ua pranojmë më deklarime të tilla, tani Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka çuar një njoftim te të gjitha bizneset, të kenë parasysh në deklarimet e pagave, të mos vjedhin pensionistët. Nëse do na vijnë nga kompani ndërtimi, apo të tjerë sektorë ,deklarime jo në përputhje me realitetin, do t’u kthehen mbrapsht dhe pasojat janë penale

Referuar premtimeve të opozitës për pensione 400 apo 1 mijë euro, Rama i quajti si sharlatanë.

“Këta janë maskat e Sudes. Qoftë kur dalin maskat majë malit me tuta, qoftë kur dalin nga kati i 8-të, qoftë kur dalin maskat në ekranet dhe paraqiten si e reja, ato janë Sudja. Ne Suden e kemi një ije që na ndjek nga mbrapa, ndaj s’kemi arritur të bëjmë prokopi. Kemi pasur një çift politik nga njëra anë Suden dhe nga ana tjetër Haxhi Qamilin”, tha Rama.

Në vijim, ai tha se Shqipëria anëtare e BE në 2030, do të thotë që ne të shpëtojmë edhe nga ky çifti Haxhi-Sude.

“Hija e Haxhiut po tretet, por Sudja është shumë e pranishme”, tha Rama.

Mw pas Rama tha se do t’ju njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit brenda ditësh, fillimi i këtij procesi të rishikimit të të gjithë hapave që ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet.

“Nga viti i ardhshëm skema të forcohet të kemi pensione më të mira, të ardhurat nga rritja ekonomike, një pjesë të shkojë tek pensionistët. Asnjë forcë nuk do e bënte këtë që po bëhet në drejtësi, asnjë forcë nuk do bënte asgjë pozitive për pensionistët veç kësaj force që quhet PS.

 

/rtsh.al/