RTSH 24 Live

Politikë

Sulo: Berisha, Meta, Rama kanë qeverisur vendin. Dy janë jashtë zgjedhjeve. Pse rri Rama?

01/11/2024

Sulo: Berisha, Meta, Rama kanë qeverisur vendin. Dy janë jashtë zgjedhjeve. Pse rri Rama?

Analisti Arjon Sulo, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se objektivi i PD-së  me mosbindjen civile, është qeveria teknike.

“Shqipëria duhet ta ketë praktikën e qeverisë teknike për shkak dhe të zgjedhjeve të manipuluara në 3 dekada. Nuk ka emergjencë. Progres raporti do harrohet. Palët do ishin më të relaksuara me qeveri teknike. Tre njerëz kanë qeverisur Shqipërinë: Rama, Meta dhe Berisha. Rama pse rri? Opozita është jashtë zgjedhjeve, Rama fiton zgjedhjet. Po mori 90 plus do kemi probleme dhe ne dhe amerikanët dhe evropianët, por dhe SPAK”, tha Sulo.

/rtsh.al/