Pas një sezoni të suksesshëm në vitin 2023, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nis sezonin e ri të shfaqjeve.
Nën titullin "Simfonitë e shpirtit" organizatorët kanë zgjedhur muzikë shqiptare nga dy kompozitorë të njohur, Feim Ibrahimi dhe Aleksandër Peçi.
Publiku do të shijojë në koncertin e mbrëmjes së 13 janarit, një repertor të veçantë. Ai përmban kompozime të pas viteve 90. Pjesët e zgjedhura janë një përplasje mes tragjedisë e romancës, mes furtunës e qetësisë, që nga harmonia tragjike e deri tek energjia e orkestrës së harqeve.
Nisja e këtij sezoni të ri të TKOB ri ka sjell me vete edhe dirigjentin italian Nicolo Jacopo Suppa, i cili për herë të parë do të dirigjojë pranë operas shqiptare në koncert.
Gazetare Katerina Kule
/ rtsh.al /