RTSH 24 Live

Aktualitet

“Shteret" Liqeni i Fierzës 

19/03/2022

“Shteret" Liqeni i Fierzës 

Mungesa e reshjeve për një kohë të gjatë ka sjellë ulje të konsiderueshme të nivelit të ujit në basenin e kaskadës së liqeneve të HEC-eve të Drinit. Aktualisht niveli i tij është rreth 259 metra, 17 metra larg pikës së vdekjes. 
Burimet kanë shumë herë më pak ujë ndërsa, prurjet e lumenjve që furnizojnë liqenin e Fierzës kanë rënë nën mesataren vjetore të 10 viteve të fundit. 
Kjo dukuri përsëritet pothuajse çdo 6- 7 vjet. Pjesa tjetër e liqenit ngjan me një përrua të qetë.
Nostaligjikët e Kukësit të vjetër kthehen aty e kujtojnë kohët e shkuara. Por kaq!
Pjesa tjetër është e tëra një lajm i keq për  vendin dhe konsumatorët e energjisë elektrike. Në kaskadë, niveli i ujit aktualisht është pak metra larg pikës kritike. Prurjet janë shumë të ulëta. Sipas KESH, prurjet në Kaskadëne  Fierzës janë vetëm 80 m3/s, ndërsa punohet me tre turbina, nga 4 që ka hidrocentrali i Fierzës. Por shpresat për një ndryshim të shpejtë të situatës nuk janë aspak optimiste. Edhe reshje bore këtë dimër pati pak në Kukës.