RTSH 24 Live

Politikë

‘Rithemelimi’ i PD takime në Tropojë, Noka: Prokuroria e Posaçme mbulon hajdutëritë e qeveritarëve

26/05/2024

‘Rithemelimi’ i PD takime në Tropojë, Noka: Prokuroria e Posaçme mbulon hajdutëritë e qeveritarëve

Tropoja ka qenë stacioni i radhës i takimeve me anëtarësinë e partisë për Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe deputetin, Ervin Salianji. Në këtë takim Noka theksoi në fjalën e tij se sot Shqipëria është e zhytur në dëshpërim për shkak të keqqeverisjes.

Sipas tij, edhe SPAK po vepron sipas porosive të qeverisë, pasi “Prokuroria e Posaçme mbulon hajdutëritë e qeveritarëve”.

Rama po tenton të përkulë Tropojën dhe se qeveria e tij ka bllokuar subvencionet. Kemi një pushtet që ka zhytur Shqipërinë në situatë të mjerë dhe se qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale. Rrëmbejnë pronat, bëjnë ligje për të vjedhur bregdetin. Shqipëria është nën këtë babëzi, sepse në vend nuk ka drejtësi.”, tha Noka.

Sipas tij, Dumani nuk shikon veprimet e paligjshme të qeverisë, por heton Ilir Metën sepse është kreu i një partie politike opozitare që kundërshton Ramën.

“60 mijë euro me firmën e Veliaj shkojnë tek një biznesmen që quhet Blerim Hoxha në Zvicër, që është ortak me rusë. SKAP nuk e shikon. Por SKAP i Dumanit thotë se po hetojmë pasurinë. Pse nuk heton firmat e Veliajt për inceneratorin e Tiranës? Sepse nuk guxon. Ne kemi çuar si PD denoncim për 5D, e cila është një organizatë kriminale e strukturuar me në krye Veliajn. Inceneratori u firmos nga Veliaj, Rama dhe Ëngjëll Agaçi. Një organizatë kriminale quhet qeveri e tjetra organizatë kriminale quhet SKAP, që mbulon hajdutëritë dhe pisllëqet e kësaj organizatës tjetër kriminale. Prandaj shqiptarët humbin shpresën dhe detyrohen të largohen. Socialistë e demokratë duhet ta rrëzojmë këtë qeveri hajdute.”, tha Noka.

Ndërsa deputeti Salianji deklaroi se PS ka fituar zgjedhjet, duke bashkëpunuar me bandat kriminale në mbarë vendin.

Sipas tij, krye bashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi është fryrë nga korrupsioni.

“PD sot qëndron e bashkuar nga parimet, ndërsa PS vijon bashkëpunimin me banditët.

"Tropoja dhe Shqipëria duhet të jenë krenarë për Sali Berishën dhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dhënë fund betejave të brendshme, që kanë çuar ujë tek kundërshtari. Në 11 vite qeverisje të Ramës, gjithçka ka shkuar keq. Krye bashkiaku i Tropojës është fryrë nga korrupsioni, kur ishte me PD ishte i keq sipas Ramës, kur u bë me PS, qenka i mirë. Ne kemi përmendur Bajrat dhe bandat e tjera në Shkodër, i kemi denoncuar me emra. Pastaj thonë fiton PS.”, tha Salianji.

/rtsh.al/