RTSH 24 Live

Politikë

‘Rikthehet’ Lulzim Basha, takim me të rinjtë: 14 maji, data e skadencës së sistemit politik. Të hapet gara

24/05/2023

‘Rikthehet’ Lulzim Basha, takim me të rinjtë: 14 maji, data e skadencës së sistemit politik. Të hapet gara

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rishfaqur në publik pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Megjithëse nuk ishte i përfshirë në fushatën elektorale, Basha ka theksuar se të rinjtë tashmë e kanë kuptuar se nuk mund të joshen më nga ky sistem politik.

Sipas Bashës, mospjesëmarrja e lartë në zgjedhjet e fundit tregon bojkotin që kanë treguar të rinjtë ndaj politikës.

Njerëzit thirren nga politika për hallet e saj, dhe kjo ndodh prej 32 vitesh. Politika duhet të analizojë që bojktoi është një mesazh që qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, në veçanti rinia po i jep një mesazh që nuk e shohin veten aty, te ofertat politike”, është shprehur Basha.  

Basha ka kërkuar që të rikthehen listat e hapura në mënyrë që të krijohet konkurrencë në skenën e politikës dhe jo të vijojë sipas tij, e njëjta skemë me ndryshimet kushtetuese që realizuan Berisha me Edi Ramën në vitin 2008.

Fushata nuk kishte gjë tjetër veçse sulme, gjuhë agresive, tallava dhe nuk vetëm ofertë nuk kishte. A do të krijojmë një sistem që të krijojë konkurrencë për rininë.

14 maji është data e skandencës së sistemit politik të krijuara nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Rama dhe Berisha pamundësuan që qytetarët të zgjedhin vërtet kandidatin e tyre.

Këtu kthehemi te propozimi i disa viteve më parë, që ka të bëjë me listat e hapura”, ka theksuar Basha.

/rtsh.al/