RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

"Reforma në drejtësi" e propozuar nga Mickoski nxit debat me ministrin në ikje

13/06/2024

"Reforma në drejtësi" e propozuar nga Mickoski nxit debat me ministrin në ikje

Hristijan Mickoski, i mandatuari për të formuar qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar një reformë në drejtësi, pasi "ka humbur kredibiliteti" në të.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, partia që fitoi zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, tha të enjten se do të shpërndaje Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorëve po të marrë ekzekutivin.

"Ne morëm gjysmë milion vota dhe shpallëm front dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Një prej masave ishte ajo që publikisht e kemi folur," tha z. Mickoski.

Këshilli Gjyqësor dhe i Prokurorëve janë trupa të sistemit maqedonas të drejtësisë, për të cilat ekspertët kanë bërë një sërë rekomandimesh, nga ngritja e nivelit të llogaridhënies te transparenca.

Përveçse akuzohen për politizim, Mickoski kritikoi edhe ministrin në ikje të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili është shprehur qartë kundër shpërbërjes së tyre.

"Është fakt se tek kjo fitore e madhe e VMRO-DPMNE-së mungon vetëm Nikolla Gruevski, sepse të gjithë personat e tjerë janë e njëjta garniturë," deklaroi ai në një emision televiziv. /Alsat, Shenja

/rtsh.al/