RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e kabinetit dhe programin 

18/06/2024

    Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e kabinetit dhe programin 

Mandatari për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski,  ka dorëzuar në paralmentin maqedonas propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe programin e tij drejtues për 4 vitet e ardhshme.  

Miskoski premtoi rimëkëmbje ekonomike, luftë kundër korrupsionit, fokus tek të rinjtë por edhe integrimin evropian të vendit, “veçse jo me iluzione siç bënë të tjerët apo duke dëmtuar interesat kombëtare të tyre”. Mickoski shtoi se planifikon të zbardhë secilin keqpërdorim që është bërë në shtatë vitet e kaluara dhe se me këtë do të merret personalisht.  “Pres luftë të pakompromistë ndaj krimit dhe korrupsionit të secilit lloji. Nuk do të ketë tolerancë pa marrë parasysh nga cila parti politike vjen keqpërdorimi ose autorizimi i cilitdo personi të emëruar. Pres rezultate të shpejta në fushën e ekonomisë, biznesi mund të ndjehet i sigurt sepse kemi qeveri të fortë dhe stabile e cila do të zbarojë reforma. Të rinjtë do të jetë theksi ynë kryesor. jemi dëshmitar të një eksodi klasik të të rinjve që e lëshojnë vendin dhe kërkojnë të ardhmen diku tjetër”, tha Hristijan Micskoski, mandatar. 

Qeverinë e re do ta përbëjnë VMRO DPMNE-ja, koalicioni i partive shqiptare VLEN dhe partia ZNAM. Koalicioni VLEN që përbëhet nga katër parti shqiptare, në Qeverinë e re do të drejtojë gjashtë ministri ndërsa do të ketë edhe shtatë zëvendësministra. 

Seanca kur pritet të miratohet qeveria e re do të mbahet më 22 dhe 23 qershor, dhe për miratmin e saj duhen votat e 61 deputetëve, ndërsa koalicioni qeverisës ka 78 deputetë, çka e bën lehtësisht të mundshëm miratimin e saj 

Gazetar: Artur Mata    

/ rtsh.al /