RTSH 24 Live

Aktualitet

“Primaret” në Kurbin, të shtëna me armë zjarri gjatë mbledhjes, policia shpall në kërkim autorin

28/11/2022

“Primaret” në Kurbin, të shtëna me armë zjarri gjatë mbledhjes, policia shpall në kërkim autorin

Policia bëri të ditur se një konflikt verbal, i cili më pas është shoqëruar edhe me armë zjarri, ka ndodhur në Kurbin, në selinë e një subjekti politik gjatë procesit të “Primareve”.

Sipas policisë, në degën lokale të një subjekti politik në Kurbin po zhvillohej një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Marku, dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

“Në debat e sipër, shtetasi Van Rica, ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik”- theksohet në njoftimin për shtyp të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se: Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Marku, dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin. Në debat e sipër, shtetasi Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/rtsh.al/