RTSH 24 Live

Televizion

"Përballë", Zgjedhjet e 25 prillit, Çuçi: Angazhohem që policia të mos njolloset nga politika në zgjedhje

20/01/2021

"Përballë", Zgjedhjet e 25 prillit, Çuçi: Angazhohem që policia të mos njolloset nga politika në zgjedhje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se shërbimi për cështjet e brendshme dhe ankesat po vijon hetimin sa i përket sjelljes së policisë në ngjarjen, ku mbeti i vrarë Klodian Rasha.
I ftuar në emisionit "Përballë" të gazetarit Lutfi Dervishi Çuçi tha se ka një hetim për të zbuluar nëse policia ka kryer veprime të kundraligjshme gjatë hetimit të ngjarjes. 
Ndërkohë që pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, mbi 700 mijë qytetarët nuk kanë rinovuar kartat e identitetit, dokumentin që i mundëson votimin.  Ministri i Brendshëm foli edhe për rolin e policisë gjatë zgjedhjeve.
I pyetur për objektivin politik në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Gjirokastër ku ai është drejtues politik i socialistëve, Çuçi tha se PS synon të ruajë tre mandate deputetësh, aq sa mori në vitin 2017.