Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve nga Gjirokastra që të përdorin çdo lidhje për të bindur emigrantët që të regjistrohen në zgjedhjet e 14 Majit.
Në 34-vjetorin e themelimit të PD, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se përgjatë 3 dekadave, ishte PD që transformoi vendin, hapi dyert e integrimit në KE dhe NATO, si dhe futi Shqipërinë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Gjatë fjalës së tij para simpatizantëve në Gjirokastër, Berisha tha se në këtë rrugë zhvillimi, ia dolëm që Shqipërinë e cila braktisej, boshatisej, ta kthenim në Shqipërinë në të cilën popullata nga viti 2007 deri në vitin 2014, rritje nga viti në vit.
Në fjalën e tij, kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen e të krijojnë frontin më të gjerë opozitar, si e vetmja mënyrë që PD të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga Gjirokastra Berisha tha se pavarëisht përçarjes dhe tentativave për të shuar PD, idealet në të cilat çdo demokrat e demokrate besoi, janë vlerat, dinjiteti dhe respekti i të vërtetës.
Berisha nga Gjirokastra ka premtuar kthimin mbrapsht të TVSH-së, për të gjithë ata qytetarë që do të marrin minimum jetik. Premtimin Berisha e bëri në 34-vjetorin e themelimit të PD së Gjirokastrës, ku ndër të tjera theksoi se rrogë minimale në Shqipëri nuk mund të ketë nën 500 euro, teksa shtoi se këto premtime do të jenë vetëm fillimi gjatë qeverisjes së PD me ardhjen në pushtet.
Në fund të fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, shumica e votuesve demokratë dhe të djathtë janë në emigracion, prandaj u bëri thirrje të pranishmëve dhe çdo demokrati që të përdorin çdo kontakt, bisedë dhe takim që ti bindin ata që të regjistrohen për të votuar.
‘Të shumtit tanë janë në emigracion. Shumica e qytetarëve të Gjirokastrës, qarkut janë në emigracion. Beteja jonë është për ta regjistruar secilin prej tyre.
Prandaj, miqësisht, vëllazërisht ju lutem, çdo telefon, çdo lidhe që keni, ta përdorni për ti ftuar që të firmosin me 11 maj rotacionin, të firmosin ndryshimin’, theksoi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij.
/rtsh.al/