RTSH 24 Live

Paris 2024

“Paris 2024”- Triumfon xhudistja Fazliu, Kosova hipotekon 2 medalje në Lojërat Olimpike

30/07/2024

“Paris 2024”- Triumfon xhudistja Fazliu, Kosova hipotekon 2 medalje në Lojërat Olimpike

Kosova ka arritur të fitojë medaljen e dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, falë triumfit të fundit të xhudistes Laura Fazliu, e cila mposhti xhudisten kroate, Katerina Kristo.

Pas fitores ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard, xhudistja e Kosovës mbeti në garë për fitoren e medaljes së bronztë, teksa më herët në çerekfinale, Laura Fazliu u përball me francezen Clarisse Agbegnenou nga Franca, por nuk ia arriti të triumfojë.

Megjithatë, xhudistja e Kosovës nuk u dorëzua dhe në përballjen e parë të "Repachage" fitoi ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard.

Para këtyre ndeshjeve, Laura Fazliu mposhti kinezen Jing Tang, duke e siguruar kështu rrugëtimin drejt medaljes së bronztë.

Më herët, medaljen e argjendtë e fitoi xhudistja tjetër, Distria Krasniqi duke bërë që Kosova të hipotekojë medaljen e dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

/rtsh.al/