RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani: Kurti kërkoi të pozicionohet si lider i të gjithë shqiptarëve

01/04/2024

 Osmani: Kurti kërkoi të pozicionohet si lider i të gjithë shqiptarëve

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me deklaratat së fundmi po përpiqet të tregoi shqiptarëve që e do Kosovën apo shqiptarinë më shumë se sa Amerika.

“Ai luan deri të vija e kuqe, rrezikuar deri në fund sepse kërkon të maksimizoi lojën e tij. Dhe ai është duke i thënë që nëse do më heqin ‘tapetin’ nga këmbët kjo po më vjen prej Amerikës dhe ndaj ai është duke i thënë shqiptarëve që  nëse më ndodh kjo , ndodh sepse unë i dua Kosovën apo shqiptarinë më shumë se sa Amerika” tha ai.

Sipas Osmanit, Kurti  po bënë një qasje si Vuçiçi sepse edhe ai kështu po luan. Ndaj Kurti po përpiqet të inpostohet si lider i Shqiptarëve dhe po bëhet gati për zgjedhje. 

“z. Kurti kam bindjen se ka rënë dakord me PDK-në që  Kosova të shkoi në zgjedhje dhe për ta shpërbërë parlamentin , një formul kjo që e mbron ata prej shkarkimit apo prej dorëheqjes.  Z. Kurti po bëhet gati që të përkëdhel votuesit e tij për të shtrënguar radhët e tij.  

 

/rtsh.al/