RTSH 24 Live

Kulturë

“Njeriu përballë përbindëshit”, Jozef Radi sjell historinë e personazhit të internuar në Diktaturë

15/11/2022

“Njeriu përballë përbindëshit”, Jozef Radi sjell historinë e personazhit të internuar në Diktaturë

“Njeriu përballë përbindëshit”, me autor Jozef Radin, plotëson një pjesëz nga mozaiku i veprave që si kryefjalë kanë, të internuarit e Diktaturës. Radi, në këtë libër na sjell ngjarje reale, një personazh me emrin e tij real, Musa Sinën dhe gjithçka është shkruar në 5 dosjet e tij, duke i qëndruar “besnik” të gjitha dokumenteve që autori ka shqyrtuar për të ardhur deri në realizimin e këtij libri.

Në shumësinë e dosjeve të ish-Sigurimit të shtetit, që Radi ka kaluar nëpër duar, atë të Musa Sinës vendosi ta dokumentonte në një libër, pikërisht për thjeshtësinë që ka parë tek figura e këtij personazhi. Por, kjo vepër, do t’i hapë rrugë të tjera përpjekjeve letrare të autorit, për të sjellë tashmë figurat më të njohura të asaj kohe, vuajtës të periudhës së komunizmit.

Ky libër u promovua në ambientet e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

/rtsh/