RTSH 24 Live

Kulturë

“Njerëz dhe fate” do të rinisë/ Arben Derhemi: Do jem producent i 10 serive të ardhshme

01/01/2023

“Njerëz dhe fate” do të rinisë/ Arben Derhemi: Do jem producent i 10 serive të ardhshme

Seriali shumë i dashur për publikun shqiptar "Njerëz dhe fate" do të rikthehet në ekran me 10 seri të reja. I ftuar në emisionin e fundvitit në Televizionin Publik, Arben Derhemi, protagonist në serial, pohoi rinisjen e serialit, ndërsa dhe më herët e kishte bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale.

"Unë kam hedhur dicka në rrjete sociale, dhe nësë do të nisë atë e di unë si personi që do jem dhe producent i 10 serive të ardhshme", tha Derhemi duke nënkuptuar një PO për rinisje.

Të ftuar ishin edhe protagonistë të tjerë ku ndanë eksperiencat rreth serialit "Njerëz dhe fate".

/rtsh.al/