RTSH 24 Live

Sociale

“Një kafe me RTSH” takon pensionistët: Nevojiten emisione për të rinjtë dhe për evidentimin e figurave historike

18/07/2024

“Një kafe me RTSH” takon pensionistët: Nevojiten emisione për të rinjtë dhe për evidentimin e figurave historike

“Një kafe me RTSH” ka nisur rrugëtimin e saj në çdo qytet të vendit për të mësuar rreth preferencave dhe sugjerimeve të shikuesit shqiptar.  Bisedat tona nisën me brezin e tretë në kryeqytet ku dallohet marrëdhënia e ngushtë që të moshuarit kanë me ekranin e RTSH-së.

“Të gjitha i shikoj. Më pëlqen çdo program në RTSH pasi kam qenë punonjëse atje”, tha pensionistja. 

“Shohim sporte, filmat dhe emisionet pasi janë shumë të bukura”, tha një pensionist.

“Muzikën dhe lajme”, shprehet një tjetër.

Të apasionuar pas ekranit, ata kanë kërkesa specifike rreth sezonit të ri që po afron.

“Në sezonin e ardhshëm do të dëshiroja të flitej vetëm për shqiptarët, jo për botën, pra si kemi jetuar dhe si duhet të jetojmë sot ne”.

“Emisione patriotike, emisione për të zgjuar ndjenjën kombëtare”.

"Të pasqyrohen figurat dhe intelektualë që kanë dhënë kontribute shumë të mëdha e që deri më sot nuk janë evidentuar”

“Emisione për edukimin e fëmijëve”, sugjerojnë qytetarët.

/rtsh.al/