RTSH 24 Live

Sociale

"Një kafe me RTSH" takon mësuesit, kërkohen më shumë emisione edukative

22/07/2024

"Një kafe me RTSH" takon mësuesit, kërkohen më shumë emisione edukative

Fushata një "Nje kafe me RTSH" vijoi me intervista me mësuesit. 

Krahas preferencave në lidhje me programacionin e RTSH, profesionistët e arsimit kërkuan një bashkëpunim më të ngushtë mes sistemit arsimor dhe radiotelevizionit shtetëror me qëllim edukimin e brezit të ri.

"Brezi jonë, ne jemi rritur me Radiotelevizionin Shqiptar. Jo për t'i mburrur, por realisht ka goxha programacion që është shumë produktiv, sidomos për fëmijët."

"Për mua çdo gjë që jepet në RTSH është edukative dhe për këtë e ndjek."

Emisione të cilat stimulojnë leximin dhe dijen tek brezi i ri, si dhe promovimin e modeleve të suksesit, janë këto disa nga kërkesat e të intervistuarve.

"Programe që t'i afrojnë te dija në mënyrë argëtuese dhe zbavitëse. Me mënyra imponuese ose detyruese ky brez e ka pak të vështirë... të zgjojë interesin e kulturës, për të lexuar."

"Për sa kohë ky është një televizion që shkon në shtëpinë e çdo shqiptari dhe meqenëse e kemi si nevojë të ngutshme trajnimin e mësuesve, të jepnin kontributin e tyre duke qasur eksperienca të mësimdhënies për kolegët e tjerë. Pse jo, të bëhej përmes Radiotelevizionit Shqiptar, që është televizion kombëtar, i të gjithëve."

"Sa më shumë informacion për fëmijët, nëpër aktivitete të ndryshme, nëpër emisione të.ndryshme, siç është edhe ajo e gjuhë shqipe."

"Të ketë më shumë emisione edukative dhe një përfshije të vajzave, ku të shprehin aftësitë e tyre në sport, futboll, kudo."

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/