RTSH 24 Live

Televizion

“Një Kafe me RTSH” takon besimtarët bektashinj, kërkohet më shumë fokus tek rinia

24/07/2024

“Një Kafe me RTSH” takon besimtarët bektashinj, kërkohet më shumë fokus tek rinia

“Një kafe me RTSH” u ndal në kryegjyshatën Botërore për të mësuar rreth preferencave dhe sugjerimeve që kanë besimtarët e komunitetit bektashi për ekranin e tyre të preferuar.

Filmat shqiptare por edhe emisionet për bashkatdhetarë mbizotërojnë mes preferencave të tyre.

“Ju kemi që nga mëngjesi dhe tërë ditën që ju ndjekim, ajo që është e rëndësishme se ju mbartni kulturë të drejtë. Dhe është nder që jashtë kufirit populli ynë merr ushqimin që i takon nga kombi”, tha një qytetar.

“Lajmet nuk i lë asnjë sekondë”, tha një qytetar tjetër.

Ndër sugjerimet kryesore rezultuan emisionet me fokus rininë dhe brezin e tretë.

“Unë do të doja filmat shqiptar, sepse janë filma shqiptar që të edukojnë dhe në jemi rritur me to”, u shpreh një qytetar.

“Do të kisha dashur që të përmirësoj disa politika jo të brendshme të televizionit por politika që politikanët të duhen ndërmjet vetit dhe të bëjnë ardhmëri të mirë për gjithë kombin”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Çdo gjë që është në lidhje me rininë shqiptare”, u shpreh një qytetare.

“RTSH-ja problematikën e emigrantëve, tu mësojnë gjuhën shqipe, traditat, kulturën, zakonet ti shtojnë të gjitha atje, që ti ndjekin fëmijët emigrant”, u shpreh një qytetare tjetër.

/RTSH/