Intervistat e radhës në kuadër të fushatës “Një kafe me RTSH” u zhvilluan në qytetin verior te Kukësit ku gazetarët tanë biseduan me një grup mësuesesh në pension të cilat treguan rreth preferencave dhe sugjerimeve të tyre për programacionin e Radio Televizionit Shqiptar.
Ato kërkuan më shume emisione për librin dhe edukimin e brezit të ri.
“Emisionet, programet janë të organizuar shumë mirë. Ne na tërheqin shumë filmat shqiptarë që kujtojmë me nostalgji gjithë atë kohë”, shprehet pensionistja.
“Më pëlqejnë tryezat e rrumbullakëta që organizojnë me tema të ndryshme. Sidomos filmat shqiptarë, ato që kemi përjetuar vetë, ”
Përgjatë intervistave, mësueset kërkuan një fokus dhe hapësirë më të madhe për brezin e tretë.
“Do të kishim shumë dëshirë të përfshihej pak më shumë edhe brezi jonë, kemi nevojë edhe ne për të parë emisione të moshës sonë”, shprehen ata.
“Më shumë emisione për rininë, për librin”, kërkojnë pensionistet.
/rtsh.al/