RTSH 24 Live

Ekonomi

Nga 1 korriku 4,112 punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të përfitojnë rritje të pagave

29/06/2024

 Nga 1 korriku 4,112 punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të përfitojnë rritje të pagave

Ministri i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi të shtunën se politika e rritjes së pagave mbart një buxhet shtesë prej 517 milionë lekë, për të gjithë punonjësit, për vitin 2024.

“Paga mesatare për specialistët në administratën publike (MEKI) do të jetë 113,333 lekë/muaj, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2023. Ky përmirësim motivon mbi 4,000 specialistë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe institucioneve të varësisë”, theksoi Gonxhja.

Ministri të ditur se edhe për 555 punonjës mbështetës, do të ketë një shtesë pagash deri 8,000 lekë/muaj.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një administrate publike më të motivuar dhe më efikase”, tha Gonxhja.