RTSH 24 Live

Aktualitet

Kote: Kadare i dha Europës një gjuhë të madhe nga një vend i vogël

03/07/2024

Kote: Kadare i dha Europës një gjuhë të madhe nga një vend i vogël

Shkrimtari Odhise Kote ka vlerësuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare. Në një lidhje për RTSH 24, shkrimtari Kote tha se Kadare nuk ishte vetëm një shkrimtar i madh që solli dritë në letërsinë shqipe, por ishte ai që i dha Europës një gjuhë të madhe nga një vend i vogël.

Ismail Kadare fillonte të shkruante që kur vendi ishte i pazhvilluar, thuajse analfabet. Nuk ishte vetëm shkrimtar i madh që solli dritë në letërsinë shqipe,por ishte një dritë për brezat që pritej me gëzim nga të gjithë lexuesit. Kadare ndonëse në kushte të vështira si doktrina socialiste realizoi vepra të mëdha që i tha botës shqiptare emancipim europian. Jo vetëm kaq, por i dha dhe Europës gjuhë të vendit, një gjuhë të madhe nga një vend i vogël. Ka sjellë vepra që i kalonte të gjitha kryeveprat e letësisë europiane. Kadare është një nga majë malet Shqipërim. Një punëtor i palodhur  gjuhës shqipe me një mendje brilante një shkecëtar jashtëzakonshëm.. Një rast unik që nuk eci në rrugën e paraardhsve, por ai zgjodhi dhe shtriu rrugën e tij. Kadare nuk u bë shkrimtar vetëm nëpërmjet botimeve por edhe talentit të tij i cili i dhuroi vendit dhe Europër një thesar. Ismail Kadare nuk bëri kompromis kurrë në letërsinë e tij. Mendoni se çfarë boshësie do kemi tani në mungesë të tij“. shpreh Kote.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Këshilli i Ministrave vendosi të shpallte datën 2 dhe 3 korrik ditë zie në nder të personalitetit të shquar të letrave shqipe. Përgjatë këtyre dy ditëve, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtizë.

/rtsh.al/