RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritja e pagave, Hasani: Përfiton rreth 40% e stafit të MEPJ-së

29/06/2024

Rritja e pagave, Hasani: Përfiton rreth 40% e stafit të MEPJ-së
Prej 1 korrikut 2024, rreth 40% e stafit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme përfitojnë rritje të pagave. Lajmin e bëri të ditur të shtunën ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili theksoi se krahas disa kategorive të nëpunësve civilë, janë diplomatët e rinj, pjesë e shërbimit të jashtëm me gradën “atashe” – “sekretar i dytë”, paga e të cilëve do të rritet rreth 14%.
 
Hasani theksoi se vendimi i qeverisë reflekton angazhimin e bërë publik gjatë prezantimit në fillim të herës së reformës së pagave se kompetencat njihen dhe shpërblehen me të drejtë.
 
“Individi, eficienca e punës dhe profesionalizimi vlerësohen”, u shpreh ministri.
 
Nga faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore. Me zbatimin e kësaj politike, paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë.
/rtsh.al/