RTSH 24 Live

Ekonomi

Pjesë e Korridorit Blu, ministrja Balluku ndan pamje nga autostrada e re Thumanë-Kashar

29/06/2024

Pjesë e Korridorit Blu, ministrja Balluku ndan pamje nga autostrada e re Thumanë-Kashar
Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau të shtunën në rrjete sociale pamje nga autostrada e re Thumanë-Kashar, teksa shkroi “Thumane – Kashar from the Air. Part 3”.
 
Balluku thekson se kjo “tregon punën e jashtëzakonshme që është bërë vetëm në 15 muaj, për të qenë gati”.
 
Aksi Thumanë-Kashar është njëkohësisht edhe loti i parë i Korridorit Blu. Autostrada Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.

Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut. Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese.