RTSH 24 Live

Kosovë

"Ne të dalim zot!" Qeveria e Kosovës zbulon logon për 16-vjetorin e Pavarësisë

11/02/2024

"Ne të dalim zot!" Qeveria e Kosovës zbulon logon për 16-vjetorin e Pavarësisë

Republika e Kosovës feston këtë vit 16-vjetorin e pavarësisë, një akt historik që më 17 shkurt të 2008-s kurorëzoi përpjekjet e vendit për liri dhe sovranitet.

Me këtë rast, qeveria e Kosovës ka zbuluar programin që do të shënojë këtë përvjetor dhe moton kryesore: "Kosovë, ne të dalim zot!"

Nuancat e qiellit që tregojnë paqen me të verdhën në mes që përcakton kufijtë e shtetit të Kosovës shpërfaqen në logon e re, të stampuar edhe në faqen zyrtare të qeverisë.

Sivjet, programi nis nga data 14 shkurt me përurimin e librit nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, "Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi". Ceremonitë dhe homazhet kulmojnë në ditën e madhe më 17 shkurt, por aktivitetet janë planifikuar të vijojnë deri në nëntor gjatë javës kulturore.

/rtsh.al/