RTSH 24 Live

Ekonomi

Ndryshimet klimatike - UNIDO, Ministria e Bujqësisë dhe Universiteti Bujqësor, konferencë ndërkombëtare

28/05/2024

 Ndryshimet klimatike - UNIDO, Ministria e Bujqësisë dhe Universiteti Bujqësor, konferencë ndërkombëtare

Ekspertët mendojnë se është koha për veprim në lidhje me ndikimet me ndryshimeve klimatike në bujqësi. Ajo çfarë ata sugjerojnë është gjetja e rrugëve për ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme.

Me këtë fokus, u mblodh në Tiranë për herë të parë një konferencë ndërkombëtare për konkurueshmërinë e sektorit agroushqimor, nga bashkëpunimi mes Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, Ministrisë së Bujqësisë dhe Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor.

Një nga masat që po ndërmerr ministria e bujqësisë është që së bashku me Bankën Botërore do të ndërtojë për herë të parë platformën digjitale për bujqësinë inteligjente për klimën, ku do grumbullohen informacione për llojin e tokës, të dhëna hidrometeorologjike, praktikat bujqësore (përdorimi i plehëruesve, pesticideve, ujitjen etj.) dhe drejtimin e fermerëve në praktika më të qëndrueshme bujqësore.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/