RTSH 24 Live

Politikë

“Mos bindja civile”, nis protesta e opozitës  

2 orë para

“Mos bindja civile”, nis protesta e opozitës  

Në orën 18:00 ka nisur protesta e Partisë Demokratike, të cilës i është bashkuar edhe Partia e Lirisë. Në protestë pritet të mos ketë fjalime dhe është pjesë e aksionit të saj politik të “Mos bindjes civile”. Bazuar në lejen e kërkuar në polici, protesta pritet të zgjasë 4 orë dhe do të zhvillohet në disa zona të kryeqytetit. Skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.

Mbështetësit udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD-së, anëtarët e Kryesisë së PD, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës. Pa filluar protesta një gomë makine është djegur përpara presidencës.

Policia nga ana e saj ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së PD, ku përveç kryeministrisë, janë përforcuar me personel policor edhe disa institucione të rëndësishme të vendit.

Policia e Shtetit, prej mëngjesit të së hënës, ka njoftuar masat e ndërmarra për të ruajtur rendin dhe sigurinë, përpara, gjatë dhe pas protestës. Po ashtu, Policia e Shtetit ka njoftuar bllokimin e disa akseve rrugore, ndërsa një kordon i forcave të rendit është vendosur përpara kryeministrisë, duke krijuar një distancë sigurie mes protestuesve dhe godinës së Këshillit të Ministrave. Po ashtu, forca policore janë vendosure dhe tek godina e seancave plenare të Kuvendit, po ashtu tek Kryesia e Kuvendit, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe institucionet  e tjera të rëndësisë së lartë, ku protestuesit mund të kalojnë.

Në një njoftim për shtyp, policia informon qytetarët se deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, policia njofton se mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i Panjohur” deri te 9-katëshet;
Shkolla “1 Maji” – Kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;
Kryqëzimet në zonën e ish-bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Tajvanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me rrugën e Barrikadave;
Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

 

 

vijon