RTSH 24 Live

Politikë

Njëvjetori i sulmeve në Izrael, Spiropali: Të kontribuojmë për një paqe të ndershme

6 orë para

Njëvjetori i sulmeve në Izrael, Spiropali: Të kontribuojmë për një paqe të ndershme

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në përkujtim të 1 vjetorit të aktit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, deklaroi se akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetëra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, duhet të përfundojë një orë e më herët.

Kryetarja e Kuvendit shprehu dhimbje për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd

“Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën”, theksoi Spiropali.

/rtsh.al/