FushStuden i Njësisë Administrative Stëblevë në qytetin e Librazhdit, është kthyer në një ndër atraksionet më kryesore të turizmit dimëror në Qarkun e Elbasanit.
Kulinaria e veçantë e zonës dhe pamja e mrekullueshme ka bërë që shumë familjarë të vendosin të kalojnë fundjavat e tyre në këtë zonë.
Alpet e mrekullueshme të zbardhura nga dëbora kanë tërhequr interesin e qindra vizitorëve të cilët kanë vendosur që fundjavat e tyre ti kalojnë në ajrin e pastër duke shijuar jo vetëm pamjen e mrekullueshme por dhe kulinarinë e zgjedhur.
Për ta Stëbleva mbetet vendi ideal për të thyer rutinën javore duke qëndruar sa më pranë natyrës.
Operatorët të cilët ofrojnë shërbime restoranti në njësinë administrative Fush Studen dhe Stëblev shprehen tepër të kënaqur sa i takon numrit të vizitorëve në zonën e tyre. Investimi në infrastrukturën rrugore ka bërë që shumë biznese të rihapen duke ofruar shërbime të ndryshme.
Drejtori i Agjencisë së Turizmit në Bashkinë e Librazhdit, Shpëtim Cura shprehet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të pasur një kalim të sigurtë të automjeteve gjatë kohës së dëborës.
Stëbleva është një atraksion turistik që vizitohet në të gjitha stinët e vitit. Veç natyrës zbulimet arkeologjike të bëra së fundmi kanë ndikuar akoma edhe më shumë në rritjen e numrit te turistëve.
/rtsh.al/