U zhvillua në qytetin e Koplikut “Lorjat Popullore” . Aktiviteti u organizuar para sheshit të bashkisë Malësi e Madhe me pjesëmarrjen e grupeve artistike nga Shqipëria dhe Kosova të cilët përformuan për herë të parë në një aktivitet të tillë në qytetin verior.
Çmimin e pare në këtë event rinor mori grupi nga Kaçaniku i Kosovës ndërsa çmim te dyte mori shkolla Qelëz Puke.
“Lojëra Popullore ” është një aktivitet me karakter social-kulturor për të rinjtë i cili synon jo vetëm të pasurojë jetën e të rinjve por edhe ti njohë ata me traditat tona kombëtare nëpërmjet këngëve, valleve dhe lojërave popullore. Gjithashtu ky aktivitet nxit rininë për promovimin e vlerave turistike.
Gazetar: L. Kadija
/RTSH/