Biblioteka e qytetit te Kukësit Agim Spahiu do te nis takimet me lexuesit kryesisht te sektorit te fëmijëve ne kuadër te muajt tetor që njihet ndryshe si muaj i librit me nismën.
Në këtë muaj nuk do te mungojnë organizimet dhe pranë shkollave te qytetit me nxënësit e klasave te 4-5 ku veç leximit te librit nxënësit do te mund te interpretojnë poezi të ndryshme etj.
Organizime të tilla synojnë jo vetëm afrimin e lexuesve me librin por drejtimin e lexuesve drejt autorëve shqiptarë dhe një përdorim më të pastër të gjuhës shqipe.
Ky muaj përkon me ditëlindjen e tre poetëve të rëndësishëm të letërsisë sonë kombëtare: Migjeni, Dritëro Agollit dhe Gjergj Fishtës, të cilët përfaqësojnë tri periudha të ndryshme të historisë sonë letrare.
/RTSH/