RTSH 24 Live

Aktualitet

“Le Figaro”: Në Shqipëri do gjeni plazhet më të bukura në Evropë

19/04/2024

“Le Figaro”: Në Shqipëri do gjeni plazhet më të bukura në Evropë

E përditshmja franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një shkrim rivierës së Shqipërisë duke e konsideruar si vendi me disa prej plazheve më të bukura në Evropë. Ujërat e bruztë, malet që ngrihen mbi det, natyra e bukur dhe bimësia e dendur, ja disa nga plazhet më të bukura që e përditshmja franceze rekomandon për tu vizituar në Shqipëri.

Shkrimi i plotë i “Le Figaro”

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat e bruzta të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë.

Një plejadë limanesh dhe ishujsh shkëmborë, ujëra bruz si një pikturë e Van Gogh. Greqia , Italia ? Jo, një vend ish-komunist, i njohur për bunkerët dhe Mercedesin e tij: Shqipëria .

Vija bregdetare e saj nuk ka asgjë për t'u pasur zili nga vendet e tjera të Mesdheut, le të shohim një hartë: vendi i shqiponjave ndodhet në veri të Greqisë përballë Italisë. Në perëndim kufizohet nga deti Adriatik dhe Jon. Moti ? 300 ditë me diell në vit. Në jug të vendit ndodhet një bregdet i mrekullueshëm, i prerë nga ujëra të kristalta, shkëmbinj dhe kodra të gjelbëruara, kjo është Riviera Shqiptare. Është i përbërë nga kështjella antike, kanione, pemët e limonit, limane dhe plazhe të izoluara, shumë plazhe. Të njohura apo trendi, shkëmbore apo të fshehura, ja cilat janë më të bukurat.

Plazhi i Porto Palermos, ishulli i thesarit

E parë nga lart, duket sikur jeni në një ishull thesari: shkëmbinj, kodra dhe ky deti blu i Jonit. Plazhi i Porto Palermos është i fshehur në një gji në jug të vendit. Ky gji duket si përrallë ku kanjë ishull që ëshjtë edhe shtëpia e një kështjelle të lashtë në formë trekëndore dhe tre kulla. Është ndërtuar në vitin 1804 nga Ali Pasha, ish-guvernator i Perandorisë Osmane. Sot, vendi ka ruajtur një thjeshtësi të caktuar: pa bare, pa shezlong dhe me një rrip rërë që lidh ishullin me tokën.

Plazhi i Ksamilit

I vendosur përballë ishullit grek të Korfuzit, plazhi i Ksamilit është i rrethuar nga ishuj të vegjël. Ksamili konsiderohet resorti bregdetar me plazhe private, shezllone, restorante. Para disa vitesh këtë fshat e njihnin vetëm vendasit, të cilët vinin për t'u çlodhur në fundjavë. Sot Ksamili është një destinacion trendi. Mund të merrni varka me pedale ose jet ski dhe të shkoni në bëni plazh në ishujt përballë Ksamilit.

Plazhi i Gjipesë

Ky plazh është i izoluar, i fshehur pas një kanioni 800 metra të gjatë. Ky vend është një nga më magjepsësit në rivierën shqiptare: 400 metra guralecë dhe limane të vegjël të rrethuar nga shkëmbinj të lartë 50 metra. Jemi pranë Himarës, në jug të vendit ku uji është më i pastër dhe ka shpella ku mund të eksplorohen.

Plazhi i Gjirit të Gramës

Një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, Gjiri i Gramës është i arritshëm vetëm pas një shëtitje të gjatë në këmbë nëpër male ose me varkë. Gjiri i Gramës në Gadishullin e Karaburunit ka shpella që i shtojnë mister këtij vendi idilik: ujërat bruz, guralecat e bardha, bimësi e dendur.

Plazhi i Llamanit

I vogël në madhësi, plazhi Llaman është i vendosur mes dy gërmadhave shkëmbore. Ky plazh me çadra dhe shezlong për ditën dhe për mbrëmje shijoni muzikë elektronike në verë. Plazhi i Llamanit është gjithashtu një vend i famshëm zhytjeje.

Plazhi i Dhërmiut

Nga Dhërmiu, një qytet i vendosur 200 metra mbi nivelin e detit në shpatin e malit, vija bregdetare shtrihet si një kllapë e gjatë blu dhe okër. Ky është një nga plazhet më të bukura të vendit me guralecë të imët për më shumë se një kilometër dhe ujë të bruz. Pak më në veri, ndodhet plazhi i Drymades me rërë të imët, pyje me pisha dhe limane të izoluar.

/rtsh.al/