RTSH 24 Live

Aktualitet

Tema e Javës Evropiane në Shqipëri, gjithëpërfshirja dhe të drejtat e njeriut

02/05/2024

Tema e Javës Evropiane në Shqipëri, gjithëpërfshirja dhe të drejtat e njeriut

"Gjithëpërfshirja, larmia dhe të drejtat e njeriut” është tema e Javës Evropiane në Shqipëri e cila nis këtë javë për të përfunduar më 11 Maj. 

Duke promovuar këtë aktivitet ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se “Kjo është një mënyrë për të promovuar në të gjithë Shqipërinë vlerat të cilat janë në zemër të projektit europian ”. 

Ambasadori Gonzato tha gjatë konferencës për shtyp se gjatë kësaj jave do të organizohen hapësira për të ngritur debate me shoqërinë shqiptare, për të dëgjuar aktorët e ndryshëm të shoqërisë mbi mënyrën se si duan ta bëjnë ata shoqërinë shqiptare më të drejtë, më gjithëpërfshirëse.

Ai tha se në Shkodër dhe në Gjirokastër do të ketë disa aktivitet. 

Java e BE do të kulmojë në Tiranë, në sheshin “Italia” më 9 maj ku do të zhvillohet një panair i BE. “Një nga gjërat më të rëndësishme që po bëjmë është puna me të rinjtë shqiptarë, për t’u ofruar atyre të ardhmen në Shqipëri”, tha ambasadori Gonzato. Ai kujtoi se BE është partneri më i madh financiar në Shqipëri, me më shumë se 150 projekte, të cilat kapin shifrën 650 milionë euro, çka tregon për thellësinë e marrëdhënies mes BE dhe Shqipërisë.

/ rtsh.al /