RTSH 24 Live

Politikë

Edi Rama: Ali Ahmeti, politikani që u dha shqiptarëve vendin e duhur

02/05/2024

Edi Rama: Ali Ahmeti, politikani që u dha shqiptarëve vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama deklaroi se politikani Ali Ahmeti është njeriu i cili përmes diplomacisë së tij arriti të bënte të mundur që shqiptarët të pranoheshin si një realitet fakt në shtet përbërjen e Maqedonisë së Veriut.

Duke folur në ceremoninë e dhënies së titullit “qytetar nderi” i Tiranës, Rama theksoi se Ahmeti zgjodhi rrugën e rezistencës ku nuk kërkoi as gjakderdhje dhe as hedhje të erë të shtetit të Maqedonisë se Veriut.

Sipas Ramës, Ahmeti ishte politikani që bëri ndryshime epokale duke i vendosur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në pozicionin e tyre më të volitshëm.

Nuk besoj se një tjetër komb në Ballkan e ka vuajtur më shumë se shqiptarët mes vetit dhe ma ha mendja se mbi askënd tjetër në këtë lagjesh grindjesh e luftërash dhe prapambetja historike nuk ka funksionuar më shumë sundimi përmes përçarjes.

Ali Ahmeti është një ndër shqiptarët më të mirë i cili iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe për të drejta të barabarta dhe kushtetuese të vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoninë e Veriut.

Me armët luftarake të asaj rezistence nuk kërkoi as gjakderdhje etnike dhe as hedhjen në erë të shtetit  të pavarësuar nga shpërbërja e Ish-Jugosllavisë. Vendosi në rendin e ditës së Maqedonisë domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshëm të shtet përbërjes së shtetit fqinj.

Është ende herët të shkruhet historia e këtij shqiptari, ndër më të mirët, por nuk është aspak herët të thuhet se për shqiptarët e kësaj kohe ndryshimesh epokale për kombin tonë ndër të cilat shkëlqen edhe ndryshimi rrënjësor pozicionit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është mjeshtri ynë më i madh në përdorimin e armës së diplomacisë për të afirmuar botërisht subjektivitetin tonë kombëtar”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/