RTSH 24 Live

Aktualitet

FA zhvillojnë stërvitjen #Drino24

02/05/2024

FA zhvillojnë stërvitjen #Drino24

Ditët e fundit FA shqiptare kanë zhvilluar stërvitjen nën emrin e koduar "#Drino24", njofton ministri shqiptar i mbrojtjes Niko Peleshi. Ata kanë realizuar qitje luftarake me armët kolektive me synim ruajtjen e operacionalitetit dhe përmirësimin e koordinimit të veprimeve në fushën e luftimit. Sipas ministrit "Efektivët e #ForcësTokësore treguan nivel të lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit gjatë stërvitjes". "Përmes kësaj stërvitjeje, Forca Tokësore dëshmon një angazhim të lartë për përmirësimin e aftësive luftarake dhe ruajtjen e gatishmërisë operative në çdo moment" shkruan ministri mbrojtjes Niko Peleshi.


/ rtsh.al /