RTSH 24 Live

Aktualitet

U gjetën të pajetë me shenja në trup, gazetarja Koçiu: Dyshohet për krim në familje

02/05/2024

U gjetën të pajetë me shenja në trup, gazetarja Koçiu: Dyshohet për krim në familje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre.

Gazetarja e RTSH, Leonida Koçiu bëri me dije nga vendi i ngjarjes se fillimisht u dyshua për grabitje, kjo pas shenjave që u gjetën në trupat e viktimave, por dyshohet gjithashtu për krim brenda familjes. Pasi, sikurse sqaroi Koçiu, në banesë nuk ka pasur hyrje me dhunë dhe asnjë orendi të lëvizur nga vendi.

Koçiu thekson më tej se kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar vdekjen e çiftit të bashkëshortëve, Kosta Ilia dhe Kleoniqi Ilia.

Ka shenja dhune. U dyshua fillimisht për grabitje, por nga shenjat e dhunës në trupat e tyre, ngrihen dyshime të tjera për krim brenda familjes. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Kanë mbërritur drejtori i qarkut gjirokastër, kryetari i bashkisë së dropullit dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm, pasi nuk kishin fëmijë. Mbesa e çiftit i ka marrë në telefon dhe pasi nuk iu përgjigjën, fqinjët kanë bërë këqyrjen dhe kanë konstatuar se ishin pa shenja jete.

Nuk dihet ora kur mund të ketë ndodhur ngjarja. Pritet që hetimet e kriminalistikës të nxjerrin kur ka ndodhur. Sipas fqinjëve nuk ka pasur konflikte”, tha gazetarja.

/rtsh.al/