RTSH 24 Live

Politikë

Ali Ahmetit i jepet titulli "Qytetar nderi" i Tiranës, Veliaj: Lider dhe frymëzim për shqiptarët

02/05/2024

Ali Ahmetit i jepet titulli "Qytetar nderi" i Tiranës, Veliaj: Lider dhe frymëzim për shqiptarët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velaij i ka dhënë titullin "Qytetar nderi" i Tiranës politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ahmeti i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vlerësuar për kontributin ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Tirana i ka me pikatoret qytetarët e nderit, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Adem Demaçi dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani të njerëzve që e nderojnë qytetin tonë me qytetarinë e nderit, kryetari ynë, lider, frymëzues Ali Ahmeti.

Disa njerëz i hyjnë politikës duke pasur ndërmend një ekskursion të shkurtër, dhe dalin pa lënë asnjë shenjë.

Disa i hynë politikë me përfytyrimin si aksesor, ku thjesht t’i shtojnë xhaketës së tyre një medalje, apo një rresht në CV e tyre, edhe këta të padukshëm dhe kollaj të harrueshëm në rrugëtimin e tyre.

Kurse disa të tjerë i hyjnë politikës të shtyrë nga vokacioni i tyre dhe bëjnë vepra, madje kryevepra. Këta janë ata që mbeten në histori dhe sot jemi dëshmitarë Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Në ceremoninë që u mbajt në mjediset e këshillit bashkiak të Tiranës kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, ish-presidentët e vendit Alfred Moisiu dhe Bamir Topi si dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Kush është Ali Ahmeti?

  • U lind më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajaz
  • Në vitin 1979 fillon studimet në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit të Prishtinës.
  • Në demonstratat studentore të vitit 1981 bëhet njëri nga bartësit e lëvizjes studentore.
  • Si pjesëmarrës aktivist i demonstratave studentore arrestohet dhe dënohet me 60 ditë burgim që i vuan në Kërçovë.
  • Në mars të vitit 1982 në një vjetorin e protestave si tentativë për riorganizim arrestohet në Prishtinë dhe dënohet me burgim dy mujor të cilin e vuan në Mitrovicë.
  • Gjatë vitit 1982 bëhet anëtar i OMLK-së, në Prishtinë, ku shpërndan shtypin ilegal Bashkimi, Liria, Lajmëtari Lirisë dhe Zëri Kosovës.
  • Në krijimin e “Partisë së Luftës”,1983 është pjesë përbërëse e strukturave organizative.
  • Në korrik të vitit 1984 me vendim të organizatës, koordinon organizimin brenda dhe jashtë për bashkimin e grupeve atdhetare.
  • Pseudonimet e para të periudhës fillestare të veprimtarisë në ilegalitet të Ali Ahmetit kanë qenë: ”Burimi, Petriti e më pas Abazi”
  • Në fillimin e vitit 1985 në Kosovë, Ali Ahmeti jep kontribut të rëndësishëm në krijimin e Komiteti Organizativë si organ politik drejtues i Organizatës dhe më vonë në Byron Organizative.
  • Me vendim të organizatës në qershor të vitit 1985 udhëton për në Zvicër ku Ali Ahmeti merr statusin e azilantit politik.
  • Si anëtar i Kryesisë së LPK-së, emërohet koordinator mes grupeve ilegale jashtë dhe brenda vendit.
  • Në prill të vitit 1993, LPK e ngarkon me detyrë organizimin e “Mbledhjes Konsultative” që u mbajt në Kollare të Kërçovës, ku u morrën vendime të rëndësishme, njëri prej tyre ishte përgaditja e kryengritjes së armatosur.
  • Në vitin 1994 në Prishtinë, merr pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të LPK-së, ku merret vendimi që strukturat ilegale të kalojnë nga lufta guerile në luftën e përgjithshme të armatosur.
  • Koordinimin e formimit dhe organizimit të UÇK-së e udhëhiqte “Sektori i Rëndësisë së Veçantë” i formuar nga kryesia e LPK-së, ku njëri ndër tre anëtarët e tij ishte Ali Ahmeti-Abaz Xhuka.
  • Me vendim të Komitetit Drejtues të Lëvizjes ,Ali Ahmeti rikthehet në Kosovë ilegalisht në janar të vitit 1989 dhe është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe masave popullore.
  • Në vitet 1989/90, Ali Ahmeti ka qenë aktiv në organizimin e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë.
  • Në strukturimin organizativë Ali Ahmeti në vitin 1986 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës.
  • Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993,me detyrë speciale në sektorin ushtarak.
  • Në vitin 1998, në fillim të luftës së Kosovës, Ali Ahmeti është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
  • Nga viti 1993 deri në vitin 1998, Ali Ahmeti ka qenë pjesë e delegacioneve të kryesisë së LPK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në takimet e realizuar me udhëheqësit e Tiranës zyrtare.
  • Gjatë veprimtarisë së tij ilegale ka pas disa tentative për eliminimin e Ali Ahmetit por më serioze ngelet ajo e datës 26 shtator të vitit 1998, ku në momente të fundit shpëton nga një pritë sulmi me pasoja fatale.
  • Në Kuvendin e LPK-së mbajtur në Prizren, qershor 1999, Ali Ahmeti merr vendim që radhët jashtë territorit të Kosovës, të vazhdonin me organizimin e tyre ilegal.
  • Në vitin 2001 Ali Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni e cila luftojë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në këtë republikë.
  • Udhëhoqi revolucionin e vitit 2001 përmes të cilit u arrit liria dhe barazia e shqiptarëve në Ohër, firmosur si garant të saj nga tre faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar: NATO,SHBA dhe BE.
  • Pas, Marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar në gusht të vitit 2001 dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ali Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
  • Në fillim të vitit 2002, Ali Ahmeti inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të dizajnuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.
  • Në qershor të vitit 2002, Ali Ahmeti themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie.
  • Në 13 maj 2008 gjatë fushatës elektorale në fshatin Rakovec të Tetovës, shpëton nga një atentat, tentativa për vrasje.
  • Nga viti 2002 deri në vitin 2022,Ali Ahmeti dhe subjekti që drejton nuk ka njohur asnjë humbje politike.
  • Ka kontribut të qenësishëm në ecurinë e realizimit të drejtave të shqiptarëve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe në sigurinë e stabilitetit të vendit duke kontribuar në zgjidhjen e shumë situatave nga të cilat veçojmë, zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar bashkë me universitetet shqiptare, arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e vendit në NATO si dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
  • Aktualisht është deputet në mandatin e shtatë dhe kryetar i BDI-së në qeveri!

/rtsh.al/