Në kuadër të takimeve të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë”, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua të martën me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Kuvendit dhe deputetëve me të zgjedhurit dhe institucionet vendore.
Spiropali vuri në dukje se Kuvendi do të kujdeset për zgjerimin e mbështetjes për zhvillimin lokal dhe komunitetet, përmirësimin e shërbimeve publike jetike për qytetarët, mbështetjen për sipërmarrësit, fermerët dhe artizanët, zhvillimin e veprimtarive ekonomike dhe artizanale tradicionale, përmirësimin e infrastrukturës etj., në të mirë të rritjes së mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.
/rtsh.al/