RTSH 24 Live

Kosovë

Kosova preket nga problemi global i sigurisë kibernetike 

19/07/2024

 Kosova preket nga problemi global i sigurisë kibernetike 

Problemi global i sigurisë kibernetike ka prekur edhe Kosovën. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media nga KESCO, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së.

Sistemi i Sigurisë Kibernetike #Crowdstrike Global ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre”, spjegohet në njoftimin e KESCO-s.

Më tej sqarohet se ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale.

“Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Crowdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, dhe shpresojmë që së shpejti të gjitha kërkesat tuaja do të procesohen”, bëhet e ditur në njoftimin e KESCO, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike.

 

/ rtsh.al /