“Karnavalet e Korçës” me regji nga Erion Isai, ka qenë shfaqja e fundit e vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës si pjesë e KoKo Fest. Në role kryesore ka qenë aktorja Zamira Kita dhe aktori Arben Dervishi i cili është rikthyer pas shumë viteve mungese në skenë.
Çmimi i karrierës shkoi për regjisorin dhe aktorin e mirënjohur Leka Bungo, regjia më e mirë për Fatos Berishën, ndërsa shfaqja më e mirë u shpall “Karnavalet e Korçës”.
KoKo Fest priti në Korçë që prej 28 gushtit, trupa teatrore nga Vlora, Kosova, Greqia, Durrësi, Tirana, Shkodra e patjetër që pjesë e tij ishte edhe Teatri “Çajupi” i Korçës.
/RTSH/