RTSH 24 Live

Letërsi

"Kohë dashurish të harruara", aktori Ardian Cerga promovon librin në bibliotekën "Marin Barleti"

12/04/2023

"Kohë dashurish të harruara", aktori Ardian Cerga promovon librin në bibliotekën "Marin Barleti"

Aktori i njohur me shumë role në kinematografinë shqiptare, Ardian Cerga, solli në Shkodër, në mjediset e Bibliotekës publike "Marin Barleti" librin e tij "Kohë dashurish të harruara". Jo pa qëllim autori zgjodhi për ta prezantuar librin e tij në këtë qytet.

Autori thotë se shoqëria dhe mjedisi kanë nevojë të orientohen më shumë drejt librit duke qenë se fokusi dhe vëmendja e tyre po përqendrohet në programe që nuk kanë asnjë vlerë.

Romani "Kohë dashurish të humbura" është shkruar për një kontekst të caktuar historik të viteve '80, i cili duket se i mungon letërsisë shqipe ndërsa personazhet e tij duken tepër të gjalla.

Në promovimin e librit morën pjesë edhe shumë personalitete dhe figura të spikatura të qytetit.

/rtsh/