RTSH 24 Live

Kulturë

“Kërcimi i Tropojës”, koreografi Haklaj shpjegon domethënien dhe interesin për të

26/05/2024

“Kërcimi i Tropojës”, koreografi Haklaj shpjegon domethënien dhe interesin për të

Skënder Haklaj prej vitesh koreograf tregon mbi kërcimin tropojan dhe mënyrën sesi luhet në skenë.

Kërcimi është para valle nuk ka lidhje dorë për dore është vetjak, është solistik, valltarët kërcejnë me motivin e vet më të cilin mund të bësh koreografi. Arti është pjesë e mjedisit ku rritem dhe jeta është produkt i mjedisit”, tha koreografi Skënder Haklaj.

Haklaj tregon për mesazhet dhe shprehitë e përcjella përmes kërcimit.

Kërcimi duket se është i lirshëm por jo ka botën e vet brenda sepse shpreh diçka, çdo lëvizje të tregon mbi historinë, mbi rezistencat etj”, u shpreh koreografi.

Koreografi thekson që interesi është i lartë për veshjen.

Ka interes, ka interes edhe për kostumet, për doket, për zakonet, ka interesa edhe për kërcimin është shtuar edhe në UNESCO”, tha Skënder Haklaj.

Ai thotë që këto promovime e aktivitete shërbejnë si ftesë për turistë të huaj dhe vendas.

/RTSH/