RTSH 24 Live

Aktualitet

"Jetë Shqiptare", Prof. Sokrat Jani: Burimet gjenetike që ka Shqipëria kanë çuditur shkencëtarët në mbarë botën!

19/04/2024

"Jetë Shqiptare", Prof. Sokrat Jani: Burimet gjenetike që ka Shqipëria kanë çuditur shkencëtarët në mbarë botën!

Prof.Sokrat Jani, duke folur në "Jetë Shqiptare" lidhur me Bankën e Farërave në Shqipëri, është ndalur në disa lloje interesante bimësh që ka vendi. 

Ai vlerësoi se burimet gjenetike që ka Shqipëria kanë çuditur shkencëtarët në mbarë botën. Shkencëtari shqiptar përmendi, lakrat e egra, qepët e egra, apo edhe hudhrat e egra. "Ne jemi shumë të pasur" tha Prof Jani. Ai kujtoi hudhrat e egra që ka Shqipëria mes tyre bimën e quajtur "Hudhra e Ariut". "Shumë zona në veri të Shqipërisë e përdorin për gatim" tha ai.

Prof. Jani shprehu keqardhjen që ndryshimet klimatike, apo ndërtimet veçanërisht në bregdet i kanë rralluar disa prej tyre. Ai tha për "Jetë Shqiptare" se në planet e qeverisë për ndërtim duhet te ketë edhe një grup eksploratorësh të burimeve gjenetike që të vlerësojnë zonat ku ndërtohet.

/ rtsh.al /