“Jam në Turne” është filmi dokumentar kushtuar ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit Pandi Raidhi i cili është shfaqur në qendrën për hapje dhe dialog . Filmi hedh dritë mbi figurën emblematike të aktorit të madh Pandi Raidhit me materiale të rralla brenda një dokumentari artistik për jetën e tij.
Përmes materialeve të rralla, regjistrimeve filmike, intervistave nga kolegët e familjarët, dokumentari tenton të sjellë historinë e jetës së Pandi Raidhit, një histori triumfi, talenti, pune të palodhur dhe përkushtimi në skenë dhe në ekran!
Pandi Raidhi, diti të ishte dhe të mbetet në kujtesën e kolegëve një njeri i mirë, një bashkëpunëtor komod dhe me shumë humor, i pasionuar dhe i vendosur për të përmbushur me shpirt rolet, karakteret, personazhet, ato përfaqësime kinematografike që e mbajnë atë në kolonën e korifenjve të artit tonë skenik .
Gazetare: Xh. Kondi
/RTSH/