RTSH 24 Live

Muzikë

“Illusion” - Kënga e re e Dua Lipës, pjesë e albumit të ri që publikohet më 3 maj

12/04/2024

“Illusion” - Kënga e re e Dua Lipës, pjesë e albumit të ri që publikohet më 3 maj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të fundit “Illusion”. Kjo është kënga e tretë e artistes shqiptare përpara se të hedhë në tregun muzikor albumin e  saj  “Radical optimisëm” Deri tani Dua Lipa kishte publikuar dy këngë të projektit të ri “Houdini” dhe “Training season”.

Këngëtarja e famshme e ka cilësuar “Illusion” si një këngë shumë të rëndësishme të albumit të saj. “U ndjeva shumë e fortë në momentin kur po shkruaja këtë këngë” u shpreh më herët artistja.

“Radical optimism” përmban 11 këngë. Projekti më I ri muzikor i Dua Lipës vjen pas suksesit të vitit 2020 me albumin  “Future Nostalgia” dhe pritet të publikohet më 3 maj.

/rtsh.al/