RTSH 24 Live

Letërsi

"Hermetiku" i letërsisë shqipe, shënohet 32-vjetori i ndarjes nga jeta të Zef Zorbës

06/01/2025

"Hermetiku" i letërsisë shqipe, shënohet 32-vjetori i ndarjes nga jeta të Zef Zorbës

Data 6 janar 2025 shënon 32-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej figurave më të spikatura të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, Zef Zorbës.

Ai ishte bashkëkohës i një tjetër personaliteti, si Martin Camaj.

Zorba do të shkruante në heshtjen e tij desidente, duke u konsideruar si "hermetiku" i letërsisë shqipe.

"Ai brenda vetes ka qenë një njeri i lirë dhe me një dashuri të madhe për kulturën e për artin. Nga rrethimi i blozë që ka qenë jashtë nuk ka arritur të depërtonte brenda mureve të shtëpisë ku ka punuar, në një heshtje gati gjysmëshekullore," zbulon e bija e tij, Elena Zorba.

Poeti dhe regjisori Zorba ka lënë një pasuri të madhe sa i përket arkivit personal.

"Qysh të vogla, të reja, kemi qenë gjithmonë në kontakt me gjërat që ai shkruante, na lexonte. E kemi ditur se çfarë kemi në shtëpi, pasurinë e madhe. Kur erdhi mundësia e ribotimit për ne ka qenë një sodisfaksion i jashtëzakonshëm. Ai nuk jetonte më, por drita që na kishte lënë mbrapa ishte prezente," tregon znj. Zorba.

Zorba zgjodhi rrugën e shkrimit të një poezie që i çlironte shpirtin dhe i konfirmonte qenien e tij si njeri i lirë.

Regjisor i vendosjes në skenë të “Juda Makabe” të Fishtës me Shtëpinë e Kulturës në vitin 1945, Zef Zorba është edhe autor i libretit të operës “Rozafa”, të të riut të talentuar të asaj kohe, Ndoc Pistullit, vepër kjo që lindi dhe mbeti në errësirën e diktaturës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/